Hyrja e Bledi Manes në shtëpinë e “Big Brother VIP” ishte padyshim një nga më të spikaturat. Megjithatë, ai kërkoi të largohet nga emisioni për shkak se rrezikonte të bëhej sërish i varur nga alkooli.
Mirëpo megjithëse janë bërë ditë nga largimi i tij, së fundmi gazetari ka qenë pjesë e një batute mes Tanit dhe Luizit.
Teksa po flisnin me njëri-tjetrin, një moment Tani iu drejtua Luizit: “Mendova se do isha më i shëmtuari i shtëpisë derisa hyri Bledi“, duke shkaktuar të qeshura.
Mirëpo kjo batutë nuk i ka shpëtuar as ciftit Arbana-Eduart.
Moderatorja postoi në story pikërisht momentin e batutës së dy banorëve dhe bashkangjitur me të shkruajti: “Tre Shkodran që qeshin me njëri tjetrin pa pushim”, duke fokusuar dhe partnerij e saj Eduartin.
Larg e larg, Arbana tregoi dhe padashur se Luizi dhe Tani janë dy banorët e preferuar të Eduartit.
