Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj po e shijojnë romancën e tyre në distancë për shkak të angazhimeve të shumta profesionale.
Këngëtarja nuk mund të ishte prezente edhe në ditëlindjen e balerinit pak ditë më parë, por mjaftua me një urim në distancë ku shprehej se e kishte marrë shumë malli.
Mirëpo, çifti janë bërë bashkë në Turqi.
Elhaida ka performuar muzikalin ‘Notre Dam de Paris’, vënë në skenë nga legjenda e muzikës italiane, Riccardo Cocciante, që po bën tur në disa vende të Europës e së shpejti do të vijë edhe në Shqipëri.
Lediani ka qenë pranë partneres së tij duke i treguar mbështetjen e tij.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai ka publikuar një foto të saj duke e suportuar nga prapaskena me emojin e një zemre.