Aventurën në “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli ka për ta mbajtur mend gjatë.
Jo vetëm sepse u shpall fitues i reality show-t, por gjeti edhe dashurinë e jetës, Kiara Titon.
Mirëpo përpos kësaj, Luizi mori një famë “të frikshme” nga ai program, të cilën e përdori për të vazhduar karrierën e tij si këngëtar, ku prej vitesh e kishte ndërprerë.
E duket se ai e ka gati edhe projektin e rradhës muzikor, i cili do të jetë një bashkëpunim me dy këngëtarët e njohur, Brunon dhe Klajdi Harunin.
Këtë lë të kuptohet një story i tij i fundit me dy artistët, ku krahas shkruan: Fourdots.