Pas skualifikimit të Ermionës dhe Evës, ditën e djeshme shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” iu bashkuan 6 konkurrentë të rinj.
Antoneta Koçi, Sabiani, Jori Delli, Fotini, Qetsor Ferunaj dhe Elvis Pupa, ishin këto hyrjet e reja në reality show.
Mirëpo duket se ende pa mbushur 24 orë, disa prej tyre kanë filluar të shkaktojnë trazira.
Ka qenë Jori e cila në një diskutim me banorët, ka përmendur në prezencën e Kiarës ish partnerin e saj, Butrint Imerin.
Jori u shpreh se pas daljes nga shtëpia e BBV, Luizi dhe Maestro do të bëjnë një këngë që ka për ti pëlqyer shumë publikut.
“Do bëjnë një këngë këta së bashku, do plasin gjithë Shqipërinë. Bombë Shqipëria fare”, u shpreh ajo.
Mirëpo pas kësaj, ajo shtoi se tashmë nuk ka më Butrint Imeri por vetëm Luiz dhe Maestro.
“Nuk ka më Butrint, ka vetëm Luiz dhe Maestro”, shtoi Jori.
Nuk dihet nëse ka qenë tendecioze nga ana e Jonës apo jo.