Banori i “Big Brother VIP” dërgohet menjëherë në spital pasi u dogj në vendin intim

Lideri aktual i shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” i njohur me emrin Blasta ka pësuar një incident ditën e sotme.

Këngëtari po mbante bluzën e Artanit teksa ai po e hekuroste dhe padashur u dogj nga avulli i hekurit në vendin intim.

Blasta ka shkuar menjëherë në tualet ndërsa më pas produksioni ka marrë masa për t’a dërguar në spital.

Për fat të mirë, gjatë emisionit të sotëm u bë me dije se Blasta është në gjendje të mirë shëndetësore e shumë shpejt do të kthehet sërish në shtëpinë vip.