Banorët pranojnë sfidën e BBVA dhe “sakrifikohen” për Tanin

Surpriza për Tanin ka qenë në dorë të banorëve!

Nëse ata nuk do pranonin sfidën e Vëllait të Madh që të kalonin natën jashtë, Tani nuk do mësonte se çfarë fshihet pas surprizës që është planifikuar për të. Kështu, banorët kanë kaluar natën e mbrëmshme në oborrin e shtëpisë.

Kiara dhe Luiz krijuan një vend për ata të dy ndërsa banorët e tjerë kanë nxjerrë jashtë dyshekët dhe jorganët.

Kjo nuk është hera e parë që banorëve u është dashur të kalojnë natën jashtë. Edhe vitin që kaloi, banorët e kaluan me sukses sfidë e gjumit në oborr.

E tani jemi në pritje për të mësuar surprizën e rezervuar për Tanin.