Banorët e rinj të “BBV” futen në grevë urie, ja cila është arsyeja

Banorët e rinj të shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ kanë vendosur të futen në grevë urie. Arsyeja e tyre është shumë e veçantë: solidarizim për gratë e dhunuara.

Banorët e diskutuan së bashku këtë vendim në dhomën e grimit. Ata ranë dakord që t’ua bënin të ditur edhe banorëve të vjetër, në mënyrë që edhe ata t’i bashkoheshin kauzës.

Jori: Ne do i themi se po e bëjmë grevën për këtë gjë. Të bashkohen edhe ata.

Antoneta: E di sa shëmtuar ngjan nëse një nga ata thotë jo?

Jori: Është problemi i tyre.

E kështu bënë. Banorët shkuan të gjithë në dhomën e gjumit, e ia treguan vendimin pjesës tjetër por në fund u përballën me refuzimin.

“Ne kemi menduar të bëjmë një gjest sakrifikues për gratë e dhunuara, që të mos konsumojmë ushqim”– u thotë Antoneta banorëve mirëpo nuk morën përkrahjen e duhur, pasi asnjëri prej tyre nuk tha ‘po’.

Dea u bëri të ditur se ka luhatje tensioni e se nuk mund të qëndrojë dot pa ngrënë.

“Na duhet të hamë, të ushqehemi, na duhet edhe për Prime. Mua më bie tensioni”- tha Dea.

https://www.instagram.com/reel/CpdVA5WLsqD/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

https://www.instagram.com/reel/CpdVRTDLDtQ/?igshid=YmMyMTA2M2Y=