Në shtëpinë e “Big Brother VIP” është shtuar tensioni dhe kjo për shkak se në spektaktin e së premtes do të ndodh eleminimi i parë i këtij edicioni.
Emrat e VIP-ave në nominim janë: Beniada Nishani, Sheila Haxhiraj, Sabiani, Elhaid Cufi dhe Ardit Çuni.
Teksa një pjesë e banorëve ishin ulur duke biseduar, njëri prej tyre, Donaldi, i pyeti se cili mendonin ata që do të largohej nga “Big Brother VIP”.
Reagimet e tyre ishin paksa të çuditshme në fillim dhe hezituan të thonin një emër deri në momentin kur Elhaidi tha se mendonte që Arditi do të ishte ai i cili do të largohej nga shtëpia. Këtij mendimi iu bashkua dhe vetë Donaldi, por nga ana tjetër, Sheila refuzonte të jepte një emër, po ashtu dhe Sabiani.
Veshaj i ushtronte “presion” për të thënë një emër e për të qenë të sinqertë, por ata nuk ranë pre e kësaj duke vijuar të mos jepnin një emër.
Madje Sabiani u përgjigj duke thënë “Kush ta ketë të shkruar”.