Disa ditë më parë, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” hyri i ati i Kiara Titos për t’a surprizuar.
Mirëpo ashtu siç pritej, ai u prezantua për herë të parë me partnerin e Kiarës, Luiz Ejllin.
Teksa po diskutonin me njëri-tjetrin, kur u pyet nga Kiara se si po i duket Luizi, ai tha “tamam si “çapaçul“”.
E duket se kjo fjalë i ka ngelur në mendje sot e kësaj dite Luizit, i cili duket se ka reflektuar prej atij momenti në lidhje me fjalët që i drejtohet të tjerëve.
Ditën e sotme Luizi tregoi se tani e në vazhdim do t’i masë mirë fjalët që thotë, pasi ndikohen persona të tjerë jashtë.
“Më ngeli në mendje që babai i Kiarës më tha “çapaçul”. Ka një kategori njerëzish që tërhiqen nga epitetet tona, por ne mund të bëjmë akoma me mire.
Nuk mund tu japim njerëzve “material” me fialët dhe epitetet tona që baltosin edhe vetë formatin. Nuk ishte ndërrim loje, por i kam bërë thirrje vetes, ki kujdes si u drejtohesh njerëzve që ke përballë”, tha Luizi.