Sikurse u raportua më herët mëngjesin e sotëm, stilisti i njohur nga Kosova Valdrin Sahiti është bërë baba për herë të dytë.
Bashkëshortja e tij, Edita, ka sjellë në jetë një tjetër vajzë teksa çifti ka vendosur që ta mirëpresin fëmijën e tyre të dytë në Uashington, SHBA. Pasi lajmi u zbulua nga mediat ka ardhur edhe reagimi i Valdrinit.
Ai ka publikuar një foto në Instastory ku shihet dora e të voglës, teksa ka zbuluar se ai dhe Edita kanë zgjedhur emrin Paris për të. Ky emër sigurisht nuk është një përzgjedhje rastësore, pasi Parisi është jo vetëm qyteti i të dashuruarve por njëkohësisht edhe i modës. Andaj, ka një lidhje emocionale e shpirtërore mes qytetit dhe emrit të vajzës.
Kujtojmë se Valdrini dhe Edita u bënë prindër për herë të parë në prill të vitit 2018. Ata kanë një vajzë tjetër që quhet Bella e që tashmë është bërë motër e madhe.