Arsim Abduli ka qenë një prej konkurrentëve më të përfolur të “Për’puthen”, i cili krijoi bujë në mediat online për shkak të lidhjes së tij me Ana Lleshin.
Pas kësaj, ai u përfol sërish për lidhjen tjetër të bërë publike me vajzën e quajtur Pranvera, mirëpo edhe asaj romance i erdhi fundi shpejt.
Mirëpo, pas një kohe të gjatë pauzë nga vëmendja mediatike, Arsimi është rikthyer sërish në vëmendje me një lajm për ndjekësit.
Ish konkurrenti përveçse ka krijuar një lidhje të re, është edhe në pritje të fëmijës së tij të dytë.
Ka qenë vetë Arsimi ai që zbuloi se gjinia e bebit është djalë, dhe quhet Kian.

Kujtojmë se Arsimi ka një tjetër djalë të quajtur Lion nga një prej marrëdhënieve të tij të mëparshme.
