Azet sapo na bëri lëmsh me ‘deklaratën e dashurisë’ për Dua Lipën!

Mbrëmjen e djeshme, ndër këngëtarëve të shumtë që performuan në ‘Sunnyhill festival’ ishte dhe reperi i njohur, Azet.

Ai sëbashku me anëtarët e tjerë të grupit të tij “KMN” elektrizuan turmën e të pranishmëve.

Mirëpo, si duket vëmendjen e Azetit e paska marrë të gjithën Dua Lipa.

Ai ka publikuar një foto me yllin me famë botërore, Dua Lipën ku na bëri lëmsh të gjithëve.

Ai shkruan se “është i zënë”, duke e shoqëruar foton me emoji-n e një zemre të kuqe dhe një dryni.

Por ç’po ndodh vallë?

“Vetëm më e mira për ju”, shkruan Zuna.