Duke qenë se fitoi statusin e liderit të shtëpisë, Luizi u njoftua nga ‘Vëllai i Madh’ për avantazhin që ai fitoi.
Ai kishte mundësinë të zgjidhte dy banorë për t’i vënë përballë njëri-tjetrit, të cilët duhet të zhvillonin një lojë.
Dy të përzgjedhurit duhet të pasonin një top nga njëri te tjetri, pa e mbajtur atë në dorë për më shumë se 5 sekonda.
Banorit të cilit do i binte topi nga dora, do të pezullohej dhe do të shkonte automatikisht në nominim, ndërsa tjetri që fitonte do të shpallej imun.
Dy banorët, duhet ta pasonin topin edhe kur ata shkonin në tualet, në dhomë të rrëfimit, si dhe në çdo ambient tjetër të shtëpisë.
Zgjedhja e Luizit ishin dy vajzat Dea dhe Efi, ku kjo e fundit u shpall fituese dhe fitoi imunitet, ndërsa Dea shkoi automatikisht në nominim.
Se me kë do të jetë përballë Dea në këtë nominim, do të mbetet për t’u zbuluar mbrëmjen e sotme.