Olsa Muhameti ishte së fundmi e ftuar në “Më lër të flas” ku gjatë intervistës foli dhe për jetën e saj private.
Ajo është autore e programit të dashurisë “Përputhen”, po vetë a është e lidhur?
Ajo zbuloi se është beqare, por beson shumë në dashuri. Megjithatë, Olsa shtoi se ndonjëherë dashuria nuk mjafton.
Romeo: Ti vetë a beson në dashuri?
Olsa: Po.
Donaldi: A je e lidhur ti që beson në dashuri?
Olsa: Jo.
Donald: Po si një njeri që beson në dashuri…
Romeo: Ti je si kupidi.
Olsa: Unë besoj shumë në dashuri por nga ana tjetër besoj që dashuria nuk mjafton. E di si ndodh, që në disa raste meshkujt kompleksohen nga suksesi i gruas…
Donald: Kjo të ka ndodhur?
Olsa: Deri diku, kërkojnë të ulin personin që kanë përballë dhe pastaj nisin problemet.
Donald: Po kush ka dashur të të uli ty?
Olsa: Mua nuk më ul dot njeri, thjesht mund të të ndodhi që t’i zhgënjehesh nga dikush dhe pasi je zhgënjyer vazhdon jetën tënde.
Donaldi: Ti vjen nga një marrëdhënie e gjatë 10 vite.
Olsa: Po një marrëdhënie e gjatë.