“Atij”- Melisa Lleshi vjen me kengen me te re

Artistja shqiptare, Melisa Lleshi, ka lansuar ditën e sotme (e premte) këngën e re. “Atij” mban titullin projekti i ri, të cilin po ashtu e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Ylli nga Shqipëria mori vëmendje me dukjen elegante e në anën tjetër edhe me skenat provokuese.

Teksti është shkruar nga Melisa, Marigona dhe Ardita Shehu, kurse për melodinë u përkujdes Anxhelo Koci bashkë me Natti Daja.

Ky i fundit e ka realizuar edhe muzikën e kësaj kënge.