Ndonëse me shumë zhurmë e bujë, lidhja e Gerard Pique me Clara Chia Marti duket se po shkon për mrekulli.
Madje sipas programit ‘’Fiesta’’ ish-lojtari i Barcelonës dhe partnerja e tij do të martohen së shpejti.
Ky hap është shumë i madh për futbollistin, i cili edhe pse në lidhje 11-vjeçare me Shakirën, nuk e mori një vendim të tillë.
Edhe pse në këtë situatë kishte gisht këngëtarja, e cila nuk ishte pro një dasme, siç e pranoi edhe në disa deklarata të së shkuarës.
“Më frikëson shumë. Nuk dua që ai të më shohë si grua, preferoj që ai të më shohë si të dashurën e tij”, është shprehur Shakira më parë.