Ka kaluar pak kohe nga perfundimi i shoqerise se ngushte te Andit dhe Atdheut, ku Atdheu i dedikoi shume fjale Andit duke e quajtur fallco, ndersa nuk ka patur akoma asnje reagim nga ky i fundit.
Me mbarimin e kesaj shoqerie, u duk se po krijohej nje afrimitet mes Atdheut dhe Jasmines. Ata filluan te postonin foto me njeri tjetrin, madje ne nje video Live te Jasmines, ajo iu drejtua Atdheut te flisnin ne privat pasi po “zihej grosha”, gje qe na beri te mendonim se ata te dy po kurdisnin dicka kunder Andit.
Por jo, mesa duket qenka e kunderta. Ata jo qe nuk kane nje shoqeri te ngushte, por sipas Jasmines kane edhe hatermbetje.
Teksa ishte e ftuar ne Top Arena, ne rubriken e moderuar nga Antonela, Jasmina u pyet se nga cili personazh ishte zhgenjyer me shume dhe ajo cuditerisht tha emrin e Atdheut.