“Ata ishin së bashku tek lokali i shoqes time”, moderatorja shqiptare rrëfen si e tradhtoi ish-bashkëshorti

Kohë më parë, moderatorja Dajana Shabani foli për herë të parë rreth divorcit të saj dhe zbuloi arsyen që e çoi çiftin drejt këtij vendimi.

Dajana tregoi se ish-bashkëshorti e kishte tradhtuar dhe ajo nuk e falte dot tradhtinë. Për këtë arsye ata ishin divorcuar.

Ndërsa së fundmi, ajo ka rrëfyer për herë të parë momentin që zbuloi se e kishte tradhtuar bashkëshorti dhe babai i vajzës së saj.

Në një intervistë për “Glamour Zone” ajo ka treguar publikisht sesi e zbuloi se burri e tradhtonte.

“E dimë që ish-bashkëshorti të ka tradhtuar po ti si e kuptove? Ai jeton në Itali dhe nuk më dalin llogaritë si e zbulove ti ketu, ai atje. Ose ai është shumë amator ose ti je shumë e zgjuar (qesh)”, e pyeti moderatorja

“Ai kishte ardhur në Shqipëri. Një vajzë e huaj, vjen këtu për t`i bërë surprizë. Ata ishin së bashku tek lokali shoqes sime, por ish-burri nuk e dinte që njihja pronaren.

Ajo më merr në telefon dhe më tha që i kishte të dy përpara syve. Në atë moment, mora ish-burrin në telefon dhe i thash që nuk kemi më punë bashkë, i nxorra valixhet jashtë dhe ndërrova bravën e derës.

Më pas e mori në telefon avokatja ime që i tha se unë doja divorcin”, është shprehur ajo.

https://www.instagram.com/p/CUNMtp4LpBX/?utm_medium=copy_link