Si është të jesh asistentja e një personi shumë të rëndësishëm? Jua tregojnë njerëzit që kanë punuar për të famshmit, por një gjë është e sigurtë. Asgjë s'është siç duket nga jashtë.
1.
“Shefi im VIP më bëri të shpenzoj muaj të tërë duke organizuar ditëlindjen 15.000 dollarëshe të të birit 8-vjeçar. Një festë 3 orëshe në një park gjigant e cila u anullua vetëm 1 javë para datës. Jua theksoj që kjo punë nuk përfshihej tek përgjegjësitë e mia.”
2.
“Një herë kam patur rastin të marr disa medikamente për shefin tim artist, pasi i duheshin për rritjen e flokëve. Ata kanë të gjithë të njëjtat pasiguri dhe komplekse me tonat.”
3.
“Për 6 vite kam punuar si asisten për dikë shumë të famshëm. Gjëja më e çuditshme është që unë duhet t'i blija shumë lodra seksi sa herë vizitonte një dhomë të re hoteli, për të dhe të dashurat e veta.”
4.
“Dikur punova për një aktor shumë të njohur për vetëm 2 javë dhe e them me plot gojën që ishte puna më e keqe e jetës sime. Ajo s'ishte njeri i mirë siç hiqet dhe vazhdimisht më ofendonte. Dhashë dorëheqjen pas disa ditësh sepse thjesht s'mundesha më.”
5.
“Gjatë eventit të çmimeve Grammy, shefi im u nxeh keq me mua sepse makina që shkoi për ta marrë në aeroport (një super makinë luksoze) nuk shkëlqente mjaftueshëm dhe kjo e bëri atë të dukej si një nivel më poshtë nga VIP-at e tjerë që do të vinin atë fundjavë.”
6.
“Dikur punoja për një grup shumë të famshëm muzikor. Këngëtari i grupit refuzonte të fliste me njerëzit që punonin për të. Për më tepër, nuk pranonte as të të shihte në sy kur i flisje. Kur i flisja për ta pyetur për diçka, kthehej nga anëtarët e tjerë të grupit dhe ishin ata që ma jepnin mesazhin. Ishte gjëja më e pasjellshme që kam provuar në punën time.”