Sa herë e keni gjetur veten në një bisedë nga e cila dëshironi me çdo shkëputeni, për të mos thënë për t’ia mbushur me të katra? Ish-dukeshës Meghan Markle kjo gjë me siguri i ka ndodhur disa here, por ja që disa preh tyre janë regjistruar në kamera. Ndryshe nga Princi Harry, i cili në ngjarjet publike zakonisht përfshihet më intensivisht në bisedat me të pranishmit, Meghan ka momente që dëshiron ta lërë me kaq.
Sipas ekspertit të gjuhës së trupit, Jesús Enrique Rosas, Meghan Markle ka një sinjal sekret që përdor për t’i thënë njeriut të zemrës se është koha për të ikur. Ajo bën një lëvizje shumë delikate, duke e prekur nga pas si për t’i kujtuar se duhet të vazhdojnë.
Siç edhe raporton eksperti, Meghan Markle e kishte përdorur këtë shenjë disa herë kur të dy ishin përfaqësues të familjes mbretërore në evente të ndryshme, si për shembull së një mbrëmje gala të mbajtur në New York kohë më parë, si dhe në intervistën e tyre që dhanë për Oprah Winfrey.