Mbrëmjen e djeshme Armaldo performoi gjatë spektaklit të “Big Brother VIP” këngën që kishte përgatitur me rastin e festës së gruas.
Gjatë këtyre ditëve ai kishte kërkuar ndihmën e produksionit në dhomën e rrëfimit për realizimin e këngës.
Mirëpo, kënga e Armaldos është publikuar në faqen zyrtare të “Top Channel” duke bërë që çdo fitim të shkojë për vetë ata.
E njëjta gjë ndodhi edhe me këngën e Luizit për Kiarën, e cila ka arritur të grumbullojë plot 3.7 milionë klikime për 3 javë.