Ashtu si Londra, edhe Kanye humbi mbretëreshën e tij: Dedikimi i tij për Kim Kardashian

Kanye West publikoi një mesazh për humbjen e “mbretëreshës” së tij, një referencë e dukshme për ish-bashkëshorten, Kim Kardashian.

Londër e di si ndihesh. E humba dhe unë mbretëreshën time gjithashtu,” – shkroi ai në Instagram.

Pas ndarjes nga Kardashian, reperi dhe dizajneri ka bërë deklarata të përsëritura publike për dëshirën e tij në lidhje me ribashkimin, edhe gjatë romancës së tij të shkurtër me aktoren dhe modelen Julia Fox.

Gjatë një interviste në “Good Morning America”, Kanye tha se i vjen keq për “çdo stres” që i ka shkaktuar Kim-it.

Ajo është nëna e fëmijëve të mi dhe unë kërkoj falje për çdo stres që i kam shkaktuar.”

Burimi: /Anabel