Nëna e Ledri Vulës, Xheraldina, është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo poton foto të ndryshme nga përditshmëria dhe nuk kursen as momentet e bukura me familjen e saj.
Gjithashtu Xheraldina ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me partneren e djalit të saj, Sara Hoxha. Ajo e konsideron atë një “nuse yll”.
“Sara më pëlqen shumë se është e hapur dhe e ngrohtë me njerëzit, është e afërt. Ka qejf të bëjë muhabet, ka qejf të hamë diçka bashkë, të bëjmë diçka bashkë. Ka një ngrohtësi, që ti do s’do, të bën ta duash, pikërisht për shkak të ngrohtësisë”, ka thënë më parë mamaja e reperit të dashur për publikun.
Por pavarësisht kësaj, ka disa ndjekës që nuk besojnë te kjo marrëdhënie kaq të veçantë mes nuses dhe vjehrrës. Si pasojë, në foton e fundit që Xheraldina ka publikuar në “Instagram”-in e saj, dikush i shkruan: “Nuk e di si kalon mirë Sara me ty se në pamje të parë dukesh shumë e rreptë”.
Nëna e Ledrit e ka lexuar këtë koment dhe nuk ka përtuar që t’i kthejë përgjigje dhe i shkruan me shaka: “Valla e shtir jam bajagi. As vetë nuk e di si po kalon Sara me mua!”.