Disa ditë më parë, shtëpia e BBV u perfshi në debate të forta me protagonist Luiz Ejllin dhe Efi Dhedhes.
Dyshja që në fillimet e programit ishin mjaft të afërt me njëri-tjetrin, i prishën raportet e tyre pasi Luizi u shpreh për Efin se për arsye se ka qenë pjesë e “Përputhen”, shoqëria dhe familja nuk duhet ti qëndrojnë pranë.
Pikërisht këto fjalë të Luizit shkaktuan mjaft zhurmë si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së BBV.
Pikërisht për deklaratën e Luizit, ka folur për herë të parë autorja e programit të “Përputhen”, Olsa Muhameti.
Teksa ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Big Brother Fan Club”, Olsa i konsideroi fjalët e Luizit të pa pranueshme, duke shtuar se e vetmja mënyrë për të sulmuar Efin ishte e shkuara e saj.
Më tej ajo e konsideroi lojën e Luizit si të ashpër dhe se nuk duhej ta “flakte” Efin në “gojën e ujkut”, pasi kanë patur një miqësi bashkë.
https://www.instagram.com/reel/CrwOnf0MGaI/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Autorja e “Përputhen” iu përgjigj dhe Ilda Bejlerit, e cila u shpreh se Luizi ia ka bërë Efit 10 me 0 në lojë. Ndryshe nga Bejleri, Olsa tha se Efi ia ka vështirësuar disi lojën Luizit, madje i ka ulur dhe popullaritetin, duke bërë që një pjesë e madhe e publikut ta mbeshtesë.
https://www.instagram.com/reel/CrwPBvWsFqj/?igshid=YmMyMTA2M2Y=