Pak kohe me pare, nje lajm u be publik ne media, ne te cilin flitej per sherrin e Romeo dhe Donald Veshaj me nje person te panjohur per publikun.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 2013, kur Romeo dhe Donaldi ishin adoleshentë, gjimnazistë, shkruan Lokimagazine.com
Sipas burimeve, personi i panjohur mbeti mjaft i lenduar nga mjetet e forta te perdorura nga binjaket.
Ne lidhje me ngjarjen, prokurori i Prokurorisë së Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj kërkoi që dy vëllezërit të kryejnë dënimin në burg dhe jo tu pezullohet ashtu si vendosi gjykata e Vlorës dhe Gjykata e Apelit.
Dy gjykatat shpallën fajtorë dy vëllezërit për plagosje të rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim dhe i dënuan me 2 vite burg por në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdhëruan pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim.
Pasi lajmi u soll dhe njëherë në vëmendje, Gjykata e Lartë reagoi duke u deklaruar se nuk e pranon rekursin e Prokurorisë për çështjen ndaj vëllezërve Romeo e Donald Veshaj, duke mbetur kështu në fuqi shërbimi i provës.
Mirëpo, po e njëjta ngjarje është sjellë sërish në vëmendje nga gazetari i njohur, Artan Hoxha.
Teksa ishte i ftuar së fundmi në emisionin e binjakëve “Me ler te flas”, Artani i rikujtoi atyre ngjarjen e sherrit në Vlorë.
“Tek skedarët e hakerave, ju kam parë dhe juve”, tha ndër të tjera Artani. /lokimagazine.com