Arta Nitaj ia ‘kopjoi’ stilin e flokëve, Loredana reagon publikisht, ja çfarë i tha!

Kemi parë shpesh të famshmet tona të inspirohen nga njëra-tjetra për stile të veshjes dhe flokëve.

Por nuk kemi parë që ato vet ta pranojnë se ku janë inspiruar.

Këtë e ka bërë Arta Nitaj, bukuroshja nga qyteti i Pejës, e cila si gjithmonë shkëlqeu edhe me një nga paraqitjet e saj të fundit.

Aktorja sipër fotografisë ku shihej me një stil interesant flokësh shkroi se është inspiruar nga Loredana.

Kjo e fundit nuk vonoi dhe i ktheu përgjigje shumë interesante.

“Ti ha flokët unë” – ka qenë mesazhi i Loredanës drejtuar Artës.

Se vajzat janë unike dhe pa komplekse u pa dhe njëherë por me këtë u vërtetua edhe afërsia dhe shoqëria që vajzat paskan me njëra-tjetrën, gjë për të cilën nuk është folur më parë.