Georgina Rodriguez po merr së fundmi kritika të ashpra për sjelljen që ka ndaj miqve të saj.
Ajo është cilësuar si egoiste dhe nuk është aspak e sjellshme për mënyrën se si vepron.
Ndjekësit nuk i kanë anashkaluar poshtërimet që ajo i bën miqve të saj.
E gjitha nisi kur ajo i kërkon njërit prej tyre t’i veshë një palë çizme. Shoqja e saj pranon ta bëjë këtë pa hezitim, por Georgina është justifikuar duke thënë se ishte ‘shtazënë dhe nuk mund të përkulej’.
Por poshtërimet vazhdojnë. Georgina tregon para vajzave çantën e re Hermes që ka mbërritur dhe pa hezituar u thotë “mos e prekni me duar, merrni me këtë”, duke mbështjellë dorezën me një copë që ndodhej në kutinë e çantës.
Dhe thuhet se këto situata duket se nuk po i pëlqejnë aspak Cristiano Ronaldos, gjë që po shkakton thashetheme për një përçarje. Në fakt, tashmë po spekulohet për një krizë mes çiftit.