Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici

Ish-kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici është arrestuar.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se ndaj Gjicit rëndon akuza e korrupsionit në zgjedhje. Urdhri për masën e arrestit me burg është lëshuar nga SPAK.

Mësohet se ai është arrestuar në lokalin poshtë shtëpisë së tij.

Rikujtojmë se Gjici i cili fitoi zgjedhjet e 14 Majit për bashkinë Kukës dha dorëheqjen pas publikimit të një videoje duke kryer marrëdhënie intime me një vajzë në zyrë.