Armina Mevlani ne muaj mjalti, ja kush “ia zuri” vendin ne “Goca&Gra”

Ditën e sotme në “Goca&Gra” ishte e ftuar Dojna Mema , ku u ul në karrigen e moderatores Armina Mevlani.

Me nisjen e emisionit, vajzat treguan se tashmë Armina ka nisur “muajin e mjaltit” me Shkëlzen Berishën.

Nga ana tjetër, Dojna bën daljen e saj të parë në një studio televizive me statusin e ri të nënës tashmë.

Unë nuk kam qenë në muaj mjalti, por kam qenë në muaj shumë intensiv. Vjet isha e ftuar në ‘Goca dhe Gra’ me statusin gocë këtë herë vij me statusin grua”,- tha Dojna, që përveç faktit që pranoi ftesën, i gëzoi vajzat me një byrek që e kishte përgatitur gjyshja e saj.

Më 20 gusht, Dojna dhe Vlashent Sata u bënë prindër të një djali, që e pagëzuan me emrin Nolan Sata.