Tashmë nuk ka më dyshime, të shtunë kemi dasmë!
Eduart Grishaj konfirmoi mbrëmjen e djeshme teksa ishte i ftuar në “Big Brother Fan Club” se Luizi dhe Kiara do të martohen në finalen e BBV.
Megjithëse Eduarti nuk dha detaje, është e sigurt se do të ketë të pranishëm ish-banorë.
Në një intervistë në “Vila 24”, Armaldo u pyet për dhuratën që do t’i bëj çiftit. Dhe nuk mund të ishte më tipike: Një zarf.
“Di që do të ketë celebrim, por me orkestër e muzikë e të kërcejmë e të këndojmë nuk e di, por edhe nëse është kështu do e festojmë. Të them të drejtën dhuratën nuk e kam menduar, do i jap një zarf se kjo zgjedhja e dhuratave është e vështirë, nusja ka shije tjetër unë tjetër, a ju pëlqen atyre, problem dhe vendi ku do e vendosin etj. Më mirë zarfin e të bëjnë ç’të duan”-tha Armaldo.
I pyetur me humor nëse e ka të rëndë zarfin, Maestro tha: “Unë do shtri këmbët sa të kem jorganin.”