Armaldo krijon aleancë me “armiken” e Luizit dhe jo nuk është Olta!

Duket se tashmë kemi aleancën e parë të krijuar haptazi brenda në shtëpi.

Bëhet fjalë për Armaldo Kllogjerin dhe Dea Mishel.

Dyshja në një diskutim së fundmi kanë rënë dakord se do ta ‘mbulojnë’ njëri-tjetrin në debate me banorët e tjerë.

Dea shtoi se ia ka dhenë shenjat se është krah Armaldos që kur e shpëtoi nga zinxhiri i nominimeve.

Armaldo: Nuk po flasim për nominime po për qëndrime, për idera për mënyrën e lojës. Dea mua nuk më intereson ti në këtë fazë loje. Për mua nuk ka rëndësi se kush është finalist nga ne të dy, se ne e kemi marrë, atë që kemi dashur. Qëllimi është që të shkojmë në finale, të paktën unë, të shkojmë ne që kemi qënë që nga dita e parë.

Dea: Unë kam frikë nga ty, se sa herë ke bërë këtë diskutim me njeri, ke ndërruar mendje. Apo jo?

Armaldo: Më duket sikur këtë buzëqeshje po ma bën me mosbesim.

Dea: Unë ta kam dhënë sinjalin, që kur të shpëtova te zinxhiri.

Armaldo: Unë e kam marrë sinjalin, po duke folur në mënyrë të drejtëpërdrejtë, mund të kemi pasur ndonjë keqkuptim. Kjo është ideja, dhe të mbajmë njëri tjetrin në debat. Mos e kam gabim, ka të bëjë me nominim.

Dea: Jo ke të drejtë, aleancat lejohen

https://www.instagram.com/reel/Cpu1hsMOX_B/?igshid=YmMyMTA2M2Y=