Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri, pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, i është rikthyer jetës normale.
Aktorja, me anë të një posti në Instagram, ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim.
“Çelësi i suksesit është sinqeriteti, jua dua. Faleminderit për suportin dhe fjalët e shpirtit”, shkruajti Arjola.
https://www.instagram.com/p/CZ5CCKDt9Jp/?utm_medium=copy_link
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë përgëzuar për aventurën e saj në “Big Brother VIP”.
Kujtojmë se Arjola Demiri u eliminua nga publiku një javë para finales së madhe të 18 shkurtit.