Ish-protagonisti i “Përputhen”, njëherësh këngëtar, ka vendosur që të “përshëndetet” me kilogramët e tepërt që i ka e që i reflektohen më së shumti në pjesën e stomakut. Ai tashmë do të fillojë palestrën.
Lajmin e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale përmes një fotografie, në të cilën, tërë vëmendjen e ka marrë komenti i opinionistit Arjan Konomi.
Ky i fundit është shfaqur i gatshëm që t’i “gjejë Mevlanit një trajnër/e fitnessi” përgjatë procesit.
“Bravo Mevlan qe nise palestren. Por nuk behet ashtu kot me kot. Duhet nje instruktor/e te te mesoje ushtrimet se po keput mish Do te flas une me nje qe njoh?” – është shprehur Konomi.
Komenti është interpretuar si tendencën për të pajtuar Mevlanin dhe Ledjanën, nisur nga fakti që ajo është një trajnere fitnessi.
Nuk ka munguar përgjigja e Mevlanit i cili i ka thënë me humor opinionistit që të mos i “hapë plagë të vjetra”.