Pak dite me pare, ish konkurenti Blerim Dauti ishte i ftuar ne nje interviste per emisionin “Ne pranga” ne Toa.al.
Atij iu drejtuan shume pyetje pikante dhe duhet thene se eshte nje nder te paktet konkurente i cili permend emra pa asnje druajtje dhe nuk kursen asnje pergjigje apo mendim per cdo pyetje qe i drejtohet.
Nuk kishte si te mungonin edhe pyetjet per Aristelen ne kete interviste, vajzen me te cilen ai ka patur shume debate, dhe pas kesaj interviste, mund te themi se Blerimi ia nxori te palarat Aristeles.
Ai u shpreh se Aristela i shkruante ne privat, por ne Snapchat qe mos te ngeleshin prova per mesazhe, pasi per ata qe nuk e dine, mesazhet ne Snapchat fshihen automatikisht.
Aristela i shkruante Blerimit duke i thene se nuk e kishte zgjedhur per takim pasi kishte frike nga Antonela. Gjithashtu Blerimi u shpreh se Aristeles nuk ia varte asnje nga djemte ne Perputhen.