Sot në “Përputhen” u transmetua takimi i Argjendit dhe Alvisës. Ata të dy kanë shprehur se kanë dashur të dalin në takim, por janë stepur, për të pritur momentin e duhur.
Në takim Argjendi nuk la pa komentuar edhe Mikelën, të cilën e quajti një vajzë që të hidhet në qafë për gjëra të kota, ndërsa për Ritvanën tha se është një pëlqim që është zbehur.
“Po ndihem shumë mirë. Disa gjëra ndjehen me disa persona të caktuar dhe më vjen mirë që ndihem kështu.
Kur një femër të hidhet në qafë edhe për gjëra të kota, siç edhe më ka ndodhur mua më step.
Kohët e fundit kam pasur dyshime, e kam pasur edhe pëlqim që s’ka pas filluar dhe po fillon tani.
Kam pasur një pëlqim që me thënë të drejtën është venitur shumë. Por gjëra të bukura po vijnë”, tha Argjendi.
Mikela nuk ka pritur shumë për t’iu kundërpërgjigjur Argjendit, i cili e quajti ‘një femër që të hidhet në qafë për gjëra të kota’.
Teksa ironizoi deklaratën e Argjendit se Alvisa ka qenë një nga pëlqimet e tij prej fillimit, ajo e pyet se si u ndje kur Bashkimi e ftoi në kërcim Alvisën.
Argjendi: Kam pasur pëlqim, por më pas ka shkuar duke u zhduk. Mua Mikela nuk më pëlqen, ndryshe…
Mikela: Kush nuk të zgjedh ty nuk bën më. E dimë të gjithë këtë gjë. Si u ndjeve kur bënë kërcim Alvisa dhe Bashkimi?
Argjend: Nuk u ndjeva mirë se Alvisa është nga pëlqimet e mia.
Mikela: Të pash që duartrokite. Të kesh pëlqim edhe të duartrokasësh për kërcimin nuk më bën sens.
Argjend: Nuk mund të jem kaq cinik, por e di që Alsia dhe Bashkimi e kanë një njohje të lënë pezull dhe shumë mirë që e vazhduan, sepse kjo më ndihmon edhe mua që ajo të jetë me e qartë me mendimet e veta nëse njohja jonë vazhdon. Nëse do më kishte ardhur një kërkesë për takim nga Mikela do e kisha refuzuar sepse nuk mendoj se mund të ketë diçka mes nesh.
Mikela: Ka të bëjë deklarata që unë bëra kur u bë debati, që i thashë se do rrinte për një kohë të gjatë aty dhe që aty u agravua.
Pas Mikelës, deklarata e Argjendit duket se preku dhe Ritvanën e cila tha se është Argjendi ai që e ka bërë muhabetin bozë dhe kjo në një telefonatë që ata kanë shkëmbyer.
Ritvana: Kam vënë re një veçori të Argjendit që kur nuk i leverdis diçka kthehet në vetëmbrojtje, sikur do të mbrojë atë figurën e vet mashkullore. Nuk e kuptoj komentin që njerëzit që kemi pasur disa pëlqime më vjen mirë që po zbehen, apo dolën fytyrat e tyre të vërteta.
Argjendi: Jam zhgënjyer dhe nga telefonatat që kemi pas edhe se si më është hedhur në qafë. Do më leverdiste më shumë që ta kisha mirë me ty.
Ritvana: Unë e kisha vendosur që nuk do vija.
Argjendi: Ti e kishe vendosur, por unë isha gati i sigurtë që do ktheheshe. Me atë timen isha i sigurtë. Do ishe apo nuk do ishte kthyer e thash atë që mendoja.
Ritvana: Çfarë kuptimi ka të vazhdojë njohja jonë kur ti thua jam i zhgënjyer. Pas asaj telefonate që kemi pasur ne të dy ti e ke bërë muhabetin bozë fare, unë duhet ta them atë fjali.