Argjend Rraci është një nga konkurrentët që ka spikatur që në nisje të sezonit të tretë të “Për’puthen”, madje dhe disa prej vajzave e kanë shprehur hapur pëlqimin për të.
Mirëpo, prej kohësh përflitet se ai është i fejuar, jashtë programit dhe për këtë shkak është bërë një video e vetë konkurrentit, me një unazë në gishtin e fejesës, të cilën nuk e mban asnjëherë gjatë emisionit.
Ditën e sotme Argjendi ka sqaruar të vërtetën, duke treguar se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori, pasi unaza e tij nuk lidhet me ndonjë romancë, apo aq më tepër fejesë.
Argjendi ka treguar se historia ka përfunduar para 4 vitesh dhe kur është pyetur për unazën që mbante në gisht para disa kohësh, ka treguar se nuk ka asnjë lidhje me ndonjë romancë. Megjithatë, ai ka rrëfyer se ka qenë i fejuar, por marrëdhënia ka përfunduar para katër vitesh.
“Ajo cka aludohet në portale nuk është e vërtetë. Kur kam qenë 19 vjec jam fejuar dhe ka zgjatur 3 vjet. Kanë kaluar 4 vite dhe nuk kam asnjë kontakt”, tha Argjendi.
Ai është një nga djemtë më të pëlqyer brenda dhe jashtë programit. Madje ka nisur të përflitet edhe për një trekëndësh: Ritvana-Argjend-Mikela, pasi ai ka shprehur pëlqim për të dyja dhe vajzat e kanë akuzuar se po luan me to.