Arbër Hajdari është një nga personazhet më të dashur nga publiku.
Ai dhe partnerja e tij prej vitesh janë në një marrëdhënie të lumtur dashurie.
Së fundmi, Kryefjala ka zbuluar se Arbri dhe Vlera do t’i japin fund beqarisë.
Sipas burimeve dasma do të mbahet në 1 tetor dhe është zbuluar se çifti do të bëjë një dasmë të madhe në një ambient larg Tiranës dhe afër Elbasanit.
Ish opinionisti i Big Brother ka treguar se ai dhe Vlera janë prej 4 vitesh bashkë dhe që të dy kanë rënë dakort që të jetojnë në Tiranë, pasi partnerja e tij është nga Kosova.