Arbenita poston foton pa photoshop, tregon strijat ne gjoks!

Gjithmonë e më shumë vajza të showbizit apo botës së modelingut po tregojnë se edhe ato, ashtu si të gjithë, kanë difektet e tyre.

Fakti që i rrëfejnë ato duket sikur i afron edhe më shumë me publikun e gjerë, ndërsa ndihmon nga ana tjetër edhe gratë e vajzat që i ndjekin të mos ndihen keq dicka që nuk i pëlqen tek vetja, sepse askush nuk është i përsosur.

Nënë prej pak kohësh, Arbenita Ismajli tregoi pasojat në gjoksin e saj, duke postuar disa foto në të cilat shihen strijat.

Madje ajo këtë postim ia dedikon pikërisht vlerësimit të strijave si dicka e natyrshme që mund të ndodhë tek të gjitha, e për të cilën, nuk kemi përse të ndihemi të kompleksuara!

https://www.instagram.com/p/CRZACGNFBA4/?utm_medium=copy_link