Strijat janë diçka e zakonshme për të gjitha gratë, ndonëse shumë vazhdojnë ta kenë kompleks. Strijat shkaktohen kryesisht gjatë shtatzënisë, ushqyerjes me gji për nënat e reja, ngritjes së peshave dhe humbjes së kilogramëve të tepërt. Një apo disa strija sigurisht që nuk mund të ndikojnë në perfeksionin e një gruaje, ndaj personazhet e njohur japin shpesh mesazhe për të përqafuar dhe dashur veten në çdo lloj forme.
Të njëjtën gjë ka bërë ditën e sotme dhe Arbenita Ismajli. Modelja ka ndarë në Instagram disa foto të kraharorit, ku në pjesën e gjirit vihen re disa strija. Ajo nuk i ka fshehur aspak, madje e ka vënë akoma më shumë në dukje duke u shprehur se postimin e ka bërë pikërisht për të vlerësuar strijat.
Menjëherë pas publikimit të fotove, modelja ka marrë mesazhe të shumta nga ndjekës të saj, të cilët shprehen se strijat e bëjnë një grua të duket e fuqishme dhe akoma më të bukur.
Kujtojmë se Arbenita dhe Fero e kanë bërë publik edhe portretin e vogëlushes së tyre e shpesh ndajnë në rrjete sociale foto të ëmbla të saj. Por para disa kohësh për këtë fakt, Arbenita u përball me një lumë komentesh negative në Instagram. Ajo ndau në Instagram disa foto të vajzës dhe disa ndjekës menduan se kishte përdorur photoshop për fytyrën e vogëlushes. Mirëpo më vonë modelja i sqaroi të gjithë dhe tregoi se kishte përdorur thjesht një aplikacion për qartësimin e imazhit.
Ajo nuk e la me aq këtë çështje dhe më pas shpërtheu e revoltuar ndaj mesazheve negative.
“Gjithmonë e kam ditur se Instagrami është toksik. Por të gjykosh dhe një të porsalindur… Ju nuk keni as zemër dhe as tru. Unë jam e rritur mjaftueshëm për t’ju përballuar të gjithë ju”, shkruan Arbenita në një postim.
/iconstyle