Arbana Osmani është bërë sot nënë për herë të tretë, teksa ka sjellë në jetë vajzën e saj dhe të partnerit, Eduart Grishaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja e njohur nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shfaqet me vajzën në krah, teksa ka zbuluar edhe emrin e saj.
Zoi është emri që Arbana dhe Eduarit kanë zgjedhur për të bijën, teksa në postimin e saj Osmani shprehet se ëndrra bëhen vërtetë realitet.
Moderatorja thotë se bekimi i tretë i jetës së saj, sot i ka mbushur të gjithë ata plot jetë, ndërsa i drejtohet së bijës të porsalindur duke i thënë se vetë ajo, babai dhe vëllezërit që tani po cmenden pas vajzës që aq shumë e ka ëndërruar.