Në tetor do të nisë në Top Channel spektakli që e kemi pritur kaq kohë “Big Brother VIP”, lajm i konfirmuar nga gazetari Eraldo Rexho dhe moderatorja Arbana Osmani, e cila do të marrë drejtimin e këtij formati.
Arbana ka zbuluar se ndryshe nga vitet e kaluara, “Big Brother VIP”, do të transmetohet 2 herë në javë (te marte dhe te premte), një risi kjo që sigurisht i ka pëlqyer të gjithëve.
Se fundmi, Arbana ka publikuar një foto ku duket në ambientet e studios se “Big Brother VIP”, ndërsa të gjithë vëmendjen e ka marrë skaleta që ajo mban në duar.
Moderatorja ka qenë shumë e vetëdijshme për këtë gjë pasi krahas fotos, ajo ka shkruar me nota humori “Ne po bëjmë prova, ju Zoom In”, duke i paraprirë kështu veprimit të gjithë ndjekësve.
Por edhe pse mund ta afroni sa më shumë këtë foto, nuk vihet re asnjë detaj konkret, madje dhe banorët identifikohen me numra.