[ad_1]
Apple ra dakord të ndryshojë disa prej rregullave të App Store si pjesë e një marrëveshjeje me zhvilluesit të cilët paditën kompaninë në gjykatë.
Ndryshimi më i madh është se Apple tha që zhvilluesit mund tu dërgojnë e-mail përdoruesve për metoda pagese jashtë aplikacionit të iOS. Kompania gjithashtu ra dakord të publikojë raporte transparente për refuzimin e aplikacioneve dhe procesorin e vlerësimit.
Shumica e ndryshimeve prekin rregullat më kontroverse të App Store që janë debatuar shumë. Për shembull politikat e Apple ndalonin zhvilluesit nga informimi i përdoruesve për mënyra pagese jashtë App Store, një rregull e kontestuar shumë nga Epic.
Së fundi kompania premton më shumë transparencë ku zhvilluesit shpeshherë janë konfuzuar. Të gjitha këto ndryshime synojnë tu japin zhvilluesve më shumë fleksibilitet me përcaktimin e çmimeve të tyre.
Kompania ka thënë më herët se zhvilluesit të cilët bëjnë më pak 1 milionë dollarë në të ardhura, nuk do të paguajnë komisionin 30%. Edhe këta të fundit janë pjesë e ndryshimeve që Apple njoftoi. /PCWorld Albanian
[ad_2]