[ad_1]
Apple u përball me kritika për një sistem të ri i cili gjen materiale të abuzimit me fëmijët në pajisjet iOS të përdoruesve në SHBA.
Teknologjia kërkon për materiale, foto dhe video, përpara se ato të ruhen në iCloud. Megjithatë kritikët janë të shqetësuar teknologjia mund të zgjerohet dhe të përdoret nga qeveri autoritare për të përgjuar qytetarët e saj.
Një ekzekutiv i WhatsApp e quajti lëvizjen Apple shqetësuese. Apple tha se versionet e reja të iOS dhe iPadOS do të lançohen drejt fundit të vitit dhe kanë teknologjinë e re.
Nëse gjen diçka sistemi e raporton tek një editor njeri i cili merr masat për të bllokuar ose jo llogarinë dhe raportuar atë tek agjencitë ligjzbatuese.
Shqetësimet janë se teknologjia e Apple mund të përdoret edhe për të skanuar përmbajtje private të përdoruesve.
Will Cathcart i WhatsApp tha se sistemi i tyre kishte raportuar 400 mijë raste tek autoritetet por pa thyer enkriptimin. Edhe Fondacioni i Frontit Elektronik, një grup për të drejtat dixhitale, ka kritikuar Apple.
Ka edhe prej atyre si Senatori Amerikan Richard Blumenthal, i cili lavdëroi nismën e Apple. /PCWorld Albanian
[ad_2]