[ad_1]
Ditën e Marte Apple tha se ka refuzuar të paktën 1 milionë aplikacione të regjistruara në App Store për herë të parë gjatë 2020-ës.
Lajmërimi është një sinjal se kompania dëshiron të bëhet më transparente lidhur me procesin e aprovimit ose refuzimit të aplikacioneve të iPhone.
Apple thotë është sistemi i cili vlerëson në detaje secilin prej aplikimeve për të hyrë në App Store që mban përdoruesit e iPhone të sigurtë nga maluerët, mashtrimet apo cilësisë së dobët.
Kompania ofroi disa statistika për procesin e aplikimit në 2020.
- Pothuajse 1 milionë aplikacione të regjistruara për herë të parë janë refuzuar
- 1 milionë përditësime aplikacionesh janë refuzuar
- 48 mijë aplikacione janë fshirë për fshehjen e funksionaliteve
- 150 mijë janë hequr sepse ishin spam ose kopjonin një tjetër aplikacion
- 215 mijë janë fshirë sepse grumbullonin shumë më tepër të dhëna nga përdoruesit
- 95 mijë janë fshirë për mashtrim
- 470 mijë llogari zhvilluesisht janë mbyllur
Këto statistika vinë në një kohë kur procesi i vlerësimit të aplikacioneve të reja në App Store është kritikuar nga Epic Games e madje bërë objekt betejash nëpër gjykatat Evropiane dhe Amerikane.
Epic Games kërkon anulimin e komisionit 30% për blerjet brenda aplikacioneve. /PCWorld Albanian
[ad_2]