[ad_1]
Raportohet se Apple do të rrisë çmimet e modeleve iPhone 13 për të kompensuar rritjen e kostos së prodhimit të çipeve nga TSMC.
Taiwan Semiconductor që është prodhuesi i çipeve të dizajnuara nga vetë Apple, ka planifikuar të rrisë kostot duke ndikuar disa konsumatorë jo vetëm Apple.
Konkretisht kostoja e TSMC mund të rritet me 20% ndërsa ndryshimet e reja parashikohet të hyjnë në fuqi nga muaji Janar.
Apple është konsumatori më i madh i TSMC dhe zë 20% të prodhimit të kompanisë së mikroçipeve. Si një mënyrë për të kompensuar rritjen e kostos, Apple do të rrisë koston e iPhone 13 në mënyrë që fitimi i tyre të mos preket.
Modelet iPhone 13 pritet të sjellin përmirësime të ndjeshme nga ekranet tek kamerat. /PCWorld Albanian
[ad_2]