Qysh në ditën e parë të hyrjes së tij në “Big Brother VIP’, Bjordi tregoi se kishte një lidhje jashtë me një aktore, por pa dashur të zbulojë më shumë detaje.
Regjisori tha se aktualisht bashkëjeton me të e më pas u zbulua se bëhet fjalë për aktoren Ana Lika.
Ana dhe Bjordi janë njohur në xhirimet e serialit të Ermal Mamaqit, “HOT”, ku ajo është në rolin e një prej protagonistëve, ndërkaq që Bjordi është regjisori i serialit.
Madje nga xhirimet e këtij të fundit na vjen edhe fotoja e tyre i parë si çift.
Kujtojmë se një indikatë që zbuloi se e dashura e tij është Ana, ishte kur Bjordi bëri një përshëndetje tek kamerat e shtëpisë për të dashurën e tij që e do shumë dhe vajzën e tyre.
Këtë informacion të fundit ai e saktësoi duke thënë se bëhet fjalë për macen e tyre, Amma-n.
E kush ka një mace me emrin Amma? Pikërisht Ana.