Angelina Jolie ka thyer rekordin e Instagramit duke u bërë përdoruesja më e shpejtë në historinë e Instagram.
46-vjeçarja nuk kishte llogari në këtë rrjet social por e hapi për të publikuar një letër që i kishte mbërritur nga një vajzë afgane.
Ajo grumbulloi 2.1 milionë ndjekës të rinj në më pak se tri orë në mesin e tyre edhe shumë figura të njohura botërore.
“Kjo është një letër që më është dërguar nga një vajzë adoleshente në Afganistan. Tani për tani, njerëzit e Afganistanit po humbasin aftësinë e tyre për të komunikuar në rrjetet sociale dhe për t’u shprehur lirshëm. Kështu që unë kam ardhur në Instagram për të ndarë historitë e tyre dhe zërat e atyre në të gjithë globin që po luftojnë për të drejtat e tyre themelore të njeriut”.
Ajo shtoi: “Unë isha në kufirin e Afganistanit dy javë para 11 shtatorit, ku takova refugjatë afganë që kishin ikur nga talebanët. Kjo ishte njëzet vjet më parë.
“Është e dhimbshme të shikosh afganët të zhvendosen përsëri nga frika dhe pasiguria që ka kapluar vendin e tyre”.
“Të shpenzosh kaq shumë kohë dhe para, të kesh derdhur gjak dhe jetë të humbura vetëm për të arritur në këtë, është një dështim pothuajse i pamundur për t’u kuptuar”.
Angelina u zotua të vazhdojë mbështetjen për popullin afgan.