Angela Martini është padyshim një nga modelet më të njohura shqiptare, teksa vitet e fundit, mes Milano-s dhe Los Angeles, e kemi parë të eksperimentojë edhe në fusha të tjera, sic është edhe botimi i një libri e jo vetëm.
E teksa kohët e fundit është vënë në qendër të mediave rozë më shumë për historinë e partnerit të saj, se sa për karrierën, së fundmi mesa duket ka vendosur që t’i futet një tjetër “aventure”, këtë herë në rrjetin social TikTok.
Jo nuk i është futur muzikës, por artit “të të dhënit mendime”, teksa me anë të disa video-ve, që fare mirë mund të ishin edhe podcast-e, modelja shihet pikërisht në këtë rrjet sociale duke ndarë mendimet e saj, shpesh herë me miq e kolegë, në lidhje me cdo gjë.
Megjithatë publiku duket se është i interesuar më shumë në lidhje me momentet kur ajo flet për marrëdhëniet mes burrit dhe gruas, kjo pasi mendimet e saj, që meqë ra fjala hera herës janë mjaft të guximshme, janë krahasur edhe me ato të Andrew Tate.
Për ju që nuk e dini, Andrew Tate është një milioner, personazh i rrjeteve sociale, deklaratat e të cilit në lidhje me barazinë gjinore, rolin e gruas dhe burrit e temave të tilla, ishin subjekt i shumë diskutimeve, kundërshtimeve e përkrahjeve, derisa në fund atij i mbyllën cdo profil në rrjet.
Gjithsesi, për të vazhduar me Angela-n, mendimet e saj në lidhje me marrëdhëniet femër-mashkull, por edhe mënyrën si një vajzë duhet të mendojë dhe sillet duket se janë goxha të komentuara, teksa modelja nuk nguron të tregojë hapur edhe eksperiencat e saj.
Një nga bisedat më të ndjekura të saj është ajo me Bleona Qerretin, me këngëtaren që tashmë njihet për deklaratat e guximshme dhe sic e thamë, krahasimi i ideve të tyre me ato të Tate, të paktën sipas ndjekësve, qëndron.
Këto janë disa prej videove, ndërsa në profilin e saj mund të shihni edhe shumë të tjera, e rëndësishme është të mos i humbisni.
https://www.tiktok.com/@angela_martini/video/7154100086186921262?referer_url=news-31.com%2Fgoss-biz%2Fnese-e-keni-humbur-duhet-ti-hidhni-nje-sy-tiktok-ut-te-angela-martinit-i27810&refer=embed&embed_source=70772373%2C70772379%2C120009725%2C120008483%3Bnull%3Bembed_blank&referer_video_id=7154100086186921262
@angela_martini @Bleona #angelamartini