Ish konkurenti i Perputhen, Andi Shehu, ishte i ftuar ne nje interviste per “Ne pranga” te TOA, ku moderatori, Eduart Poleshi e vendosi ne pranga dhe e morri ne pyetje.
Sic ndodh zakonisht, Andi u pyet rreth eksperiences se tij ne Perputhen, por edhe per planet e se ardhmes, filmin qe ka paralajmeruar dhe projektet e medha qe po pergatit me Melisen.
Andi u shpreh se skenari i filmit eshte gati dhe tashme do te filloje pjesa e xhirimeve, gjithashtu kasti i aktoreve eshte gati nder ta jane edhe Melisa, Ervin Bejleri, Justina Aliaj, Behar Mera, Martin Tafaj, Eglin Laknori etj.
Andi tha se filmi do te mund te jete gati rreth muajit Nentor per tu shfaqur ne kinema dhe do te jepet ne gjithe boten. Gjithashtu Andi tregoi se tashme po punon per nje projekt televiziv me Melisen, ku ai vendosi mos te tregoje asgje deri ne perfundim te tij, por u shpreh se eshte nje projekt i madh dhe se te dy bashke me Melisen nuk perfshihen ne gjera te vogla, por vetem ne projekte gjigande.