Gjate edicionit te dyte, kur Andi Shehi ishte pjese e programit, u perfol se ai kishte nje lidhje me nje vajze tjeter jashte “Për’puthen”, dhe kjo per shkak te publikimit te disa fotove e videove, ku shfaqeshin shume te afruar bashke.
Ajo vajze ishte Alvisa Qarri, konkurrentja aktuale e Për’puthen, e cila edhe asokohe nuk ishte e panjohur per publikun, pasi shpesh ka qene pjese e skeçeve te ndryshme humoristike.
Thashethemet per nje lidhje te mundshme mes dyshes nuk ishin te verteta, pasi ata u bene bashke vetem per disa projekte promocionale dhe asgje me teper.